Inspektim i jashtëzakonshëm në piceri-restorantin në Gostivar pasi nëntë qytetarë u helmuan nga ushqimi


Shërbimet inspektuese të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari sot në Gostivar kryen një inspektim të jashtëzakonshëm në një piceri-restorant, pasi Qendra e Shëndetit Publik në Gostivar informoi se dje nëntë persona kishin shfaqur simptoma të helmimit nga ushqimi.

Sipas udhëzimeve për trajtimin e helmimeve ushqimore, janë marrë mostra për analiza laboratorike nga ushqimi i dyshimtë (fileto pule, sallatë e freskët dhe majonezë) si dhe tamponë nga sipërfaqet e punës, pajisjet dhe veglat, dhe nga punonjësit.

Operatorit ushqimor i janë urdhëruar masa parandaluese për pastrim mekanik dhe kimik të objektit, pajisjeve dhe veglave, dezinfektim të jashtëzakonshëm dhe kryerjen e kontrolleve të jashtëzakonshme sanitare për punonjësit.

Shërbimet inspektuese kanë mbyllur përkohësisht kuzhinën deri në marrjen e rezultateve nga mostrat e marra për analiza laboratorike.

AUV apelon që në kushtet e temperaturave të larta, si operatorët ashtu edhe konsumatorët të jenë të kujdesshëm për sigurinë e ushqimit, për të parandaluar rrezikun e mundshëm të helmimeve ushqimore.