Policia në pikën kufitare Bogorodicë dje ka kapur një serb që ka shfaqur gjatë kontrollit një letërnjoftim të falsifikuar.
“Më 13.07.2024 në ora 06.00 në Pikën Kufitare Bogorodica, oficerët e policisë nga Stacioni Policor për kalim kufitar dhe mbikëqyrje kufitare Bogorodicë arrestuan N.G. (54) nga Serbia për shkak se gjatë kontrollit u konstatua se karta e identitetit që kishte paraqitur ishte e falsifikuar”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Policia e arrestoi dhe e dorëzoi në Stacionin Policor Gjevgjeli për veprime të mëtejshme.