MPB njofton se me datë 13.07.2024 në ora 23.45, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë e kanë privuar nga liria personin R.S. (35) nga Kumanova, i cili ishte raportuar nga bashkëshortja e tij, me të cilën është në procedurë divorci, se në një qendër tregtare në Tetovë, e ka sulmuar dhe lënduar vajzën e tyre të mitur. Pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të vijojë parashtresë përkatëse.