Bie nga lartësia, vdes 77 vjeçari nga Bogovina


Më datë 13.07.2024 në ora 16:25, në SPB- Tetovë është raportuar se në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, është pranuar R.B.(77) nga Bogovina e Tetovës, i cili ka pësuar lëndime nga rënia nga lartësia, dhe nga ana mjekut kujdestar është konstatuar se ai kishte vdekur. Inspektimin në vendngjarje ka kryer një ekip nga SPB- Tetovë.