Lideri i Lëvizjes Besa Bilall Kasami ka theksuar se koalicioni VLEN ka legjitimitet e plotë të shqiptarëve dhe se BDI së bashku me Ali Ahmetin duhet ta kenë hallin e funksionarëve të tyre.
“Ne kemi sqaruar se koalicioni VLEN ka legjitimitetin e plotë të përfaqësimit të shqiptarëve, BDI dhe Ali Ahmeti duhet të kenë hallin e funksionarëve të tyre të cilët kanë keqpërdorur pozitat zyrtare dhe për të cilët ata duhet të japin llogari. Ashtu sikurse erdhëm në krye të komunës së Tetovës, komunën e gjetëm në një gjendje katastrofike dhe ne për këto dy vite e gjysmë përmirësuam ngjeshëm kushtet e qytetarëve, me realizimin e projekteve në interes të tyre”, tha Kasami.