27-vjeçari nga Llërca e Tetovës e sulmon verbalisht motrën e tij dhe me thikë e lëndon të dashurin e saj


MPB njoftoj me datë 11.07.2024, në ora 22:10 në Llërc të Tetovës, pjestarë të policisë nga NjP-Grupçin kanë privuar nga liria personin H.I.(27) nga i njëjti fshat. Ai në ora 20:45 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën ,,Iliria” në Tetovë është sjellë në mënyrë agresive ndaj motrës së tij 19-vjeçare dhe pas një debati verbal me A.N (21) nga Radiovca e Tetovës i ka shkaktuar lëndime trupore me një mjet të mprehtë. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.