Temperaturat e larta, Qeveria me vendim: Lirohen nga puna gratë shtatzëna dhe të moshuarit


Qeveria njofton se në seancën e sotme, pas informimit për temperaturat e larta në të cilat ndodhet vendi, ka miratuar disa rekomandime dhe masa, sipas të cilave gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç të lirohen nga puna në periudhën prej datës 12.07.2024 (e premte) deri më 18.07.2024 (e enjte).

Gjithashtu, në të njëjtën periudhë, punëdhënësit duhet të riorganizojnë aktivitetet e punës së punëtorëve të ndërtimit dhe punëtorëve që punojnë jashtë, duke shmangur ndërtimet dhe aktivitetet e tjera fizike në natyrë nga ora 11:00 deri në orën 17:00. Njëkohësisht në mbledhjen e qeverisë është marrë vendim që kopshtet të mos ushtrojnë aktivitet fizik dhe të mos i nxjerrin fëmijët jashtë në periudhën nga ora 11 deri në orën 17:00. Gjithashtu, Qeveria u rekomandon njësive të vetëqeverisjes lokale, Kryqit të Kuq dhe qendrave për çështje sociale në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit që t’u ofrojnë ndihmë personave të vetmuar, të moshuar, të pafuqishëm dhe të pastrehë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Qeveria.