Krahasimi me Messin, babai i Yamal: Për mua, djali im është më i miri


Lamine Yamali është një prej lojtarëve më të mirë në Euro 2024.

Babai i tij, Mounir Nasraoui u paraqit në një intervistë, ku mori pyetjen në lidhje me “bekimin” e Lionel Messit.

“Bekimi i Leos ndaj Lamines? Apo nga Lamine te Leo. Për mua, djali im është më i miri”, u shpreh babai i futbollistit të Barcelonës.

Kujtojmë që Lamine shënoi një eurogol në fitoren e Spanjës ndaj Francës, duke u bërë golashënuesi më i ri në histori të Euro-ve.

Të dielën, më 14 korrik, Spanja luan finalen e madhe të Euro 2024 ndaj Anglisë.