Një person nga Sedllarca e Epërme e Tetovë e sulmon fizikisht babain e tij 74-vjeçar


MPB ka njoftuar se me datë 10.07.2024, në ora 10.10, në Sedllarcë të Epërme të Tetovës, punonjësit policorë nga Njësia Policore Kamnjan kanë privuar nga liria personin B.Z (41) nga i njëjti fshat, i cili në orën 09.15 është raportuar nga babai i tij 74-vjeçar se një ditë më parë rreth orës 20:00 pas një debati verbal e ka sulmuar fizikisht. Ai është ndaluar në komisariat dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës. Pa Censurë