Tre djem 16-vjeçarë mbrëmë vonë janë shpëtuar pasi ishin bllokuar në një pjesë të bregut të lumin Treska, respektivisht të njëjtit mbetën të bllokuar për rreth katër orë në “ishullin” prej rëre në afërsi të Sarajit. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza informojnë se denoncimi është marrë në ora 19:12 dhe se djemtë kishin mbetur të bllokuar për shkak të rritjes së nivelit të ujit ,të shkaktuar nga lëshimi i ujit nga hidrocentralet, që është proces i rregullt për prodhimin e vazhdueshëm të energjisë elektrike, me çka në mbrëmje ka rritje të përnjëhershme të nivelit të ujit në shtratin e lumit.
Nga QMK menjëherë kanë kontaktuar ekipet kujdestare në stacionin policor Saraj, prej të cilave u kërkua të shkojnë në vendin ku gjendeshin djemtë.
Paralelisht, është vendosur kontakt edhe me Kryqin e Kuq, të cilët kanë informuar se ekipet e tyre janë vullnetare dhe nuk kanë mundësi të intervenojnë në mënyrë adekuate në këtë rast.
Nga ana e QMK-së është kërkuar nga dispeçerët në hidrocentrale ta ulin nivelin e ujit, për të mundësuar tërheqjen dhe shpëtimin e djemve.