Shumë shpejt do të bëjmë auditim të funksionimit ligjor të shumë universiteteve dhe siç e kam theksuar gjithmonë, ata që punojnë kundër ligjit nuk do të mund të vazhdojnë të ekzistojnë, ndërsa ato që punojnë ligjërisht dhe prodhojnë kuadër cilësor të mos kenë frikë edhe më tej do të punojnë”, kështu deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në një intervistë në servisin publik, duke paralajmëruar se programet e studimit duhet të modernizohen.
Ministrja Janevska theksoi se në Maqedoninë e Veriut shumë fakultetet dhe shumë programe studimore funksionojnë me shumë pak studentë.
“Mirëpo problem i ndjeshëm në vend është se shumë fakultete, shumë universitete dhe shumë programe studimore funksionojnë me shumë pak studentë”, shtoi Janevska.