Qytetarët janë përfshirë nga paniku pasi ditë me rradhë po konsumojnë bukë të mykur nga firma “Zhito Luks”.
Në “Pa Censurë” janë denoncuar pesë rastë gjatë javës, ku qytetarët kanë blerë bukë të firmës “Zhito Luks” dhe ka qenë e mykur.
Fotografitë që po plasojmë tregojnë për gjendjen e bukës që sapo kanë blerë qytetarët. Afati në qesë nuk është i skaduar por buka është e mykur.
“Pa Censurë” ka kontaktuar inspektoriatin ushqimore dhe atë të tregut, por deri më tani nuk kemi marrë përgjigje.