Me datë 07.07.2024 në ora 18:45 në Tetovë, në rrugën për në Bërvenicë të Tetovës, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personat S.A.(49) dhe S.L.(19) nga Reçica e Vogël e Tetovës, G.C.(52) nga Tetova dhe M.A. (28) dhe F.M.(44) të dy nga Republika e Kosovës, kurse në ora 19.40 në Spitalin klinik të Tetovës S.R.(29) nga Reçica e Vogël, të cilët në ora 18.30 në rrugën ,,Kthesa e Brvenicës”, pas një debati verbal kanë nisur një përleshje fizike në të cilën kanë përdorur edhe sende të forta. Sipas njoftimit, gjatë konfrontimit është dëmtuar edhe një veturë ,,BMW” me targa kombëtare të Kosovës, e drejtuar nga 44-vjeçarja F.M.. Ata janë ndaluar në komisariat për procedim të mëtejshëm dhe ndaj të gjithë personave të përfshirë do të bëhet kallëzim përkatës.