Marimanga “Vejusha e zezê” e pickon një person në Strumicë, dërgohet në spital në gjendje kritike për jetën


Drejtori i Toksikologjisë, Andon Çibishev, në Facebook publikoi informacionin se në klinikë është pranuar një pacient i cili sipas simptomave me shumë gjasa është pickuar nga merimanga helmuese “vejusha e zezë”.

– Gjatë fundjavës në Klinikën Universitare për Toksikologji është pranuar një pacient në gjendje jashtëzakonisht të rëndë për shkak të pickimit nga një insekt i cili sipas informacioneve nga mjeku kujdestar i Spitalit të Përgjithshëm në Strumicë dhe rrëfimit të pacientit, ishte një insekt i zi që dukej si merimangë. Sipas pamjes klinike dhe manifestimeve klinike, pacienti është pickuar nga merimanga “vejusha e zezë” (Latrodectus), insekt i cili me pickimin e tij mund të rrezikojë seriozisht shëndetin dhe jetën.