Ilir Beqaj ofron garanci pasurore që të lërë qelinë, ja shuma


Ish ministri Ilir Beqaj kërkoi sot në seancën gjyqësore për masën e sogurisë lirim me garanci pasurore.
Beqaj ofroi garanci pasurore me 5 milionë lekë të reja ose ndryshe 50 mijë euro.

Edhe vartësi i tij Ermal Kurtulaj kërkoi lirim në këmbim të garancisë pasurore. Sapo kam shitur audi q7, mund ta vendos shumën e parave si garanci pasurore, tha Kirtulaj.

Kanë mbaruar me deklarimet tre personat me masë sigurie arresti në burg me mbrojtjen Ilir Beqaj, Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikollaj.