Një rast i tmerrshëm ka ndodhur në Pannareno të Beneventos në Itali, ku një 58-vjeçar dyshohet t’i ketë prerë kokën vëllait të tij 70-vjeçar, duke ia hedhur në rrugë nga ballkoni i shtëpisë.
Siç raporton ‘Corriere del Mezzogiorno’, bëhet fjalë për Benito Miarellin, i cili pas aktit barbar ka lajmëruar policinë dhe është arrestuar pa hasur në rezistencë, përcjell Gazeta Insajderi.
Viktima, Annibale Miarelli, është pensionist 70-vjeçar. Krimi ndodhi brenda një apartamenti në Via Piano. Vrasësi ka marrë një thikë të madhe kuzhine dhe gjatë debatit ka sulmuar vëllain e tij duke e goditur vazhdimisht.
Nga hetimet fillestare, mësohet se viktima ka qenë duke fjetur në dhomën e gjumit kur është goditur me thikë. Më pas, para syve të disa fqinjëve, pasi ia preu kokën, ai ia hodhi në rrugë nga ballkoni.
Arsyet e vërteta të këtij sherri dhe marrëdhëniet e tensionuara mes të dyve janë në qendër të hetimeve të policisë.
Prokuroria e Beneventos, e cila ka hapur hetim, së shpejti do t’ia besojë detyrën e kryerjes së autopsisë ekspertit mjekësor: trupi ndodhet tani në morgun e spitalit San Pio në Benevento.