Maksim Dimitrievski i rrethuar me flamuj kombëtar shqiptar, kur i duheshin vota për fushatë! ( FOTO)

Gjatë ditës së djeshme, kryetari i Lëvizjes ZNAM Maksim Dimitrievski, tha se ne qoftë se vazhdon të përdoret flamuri shqiptar në qeveri do ta lëshojë të njëjtën. Dimitrievski reagoi pas takimit të parë koordinues të ministrave të VLEN-it në kabinetin e zv.kryeministrit të parë Izet Mexhiti. Ai tha se “ky është ai narrativi BDI që vazhdon në vazhdimësi. Nëse vazhdon qasja e tillë nuk do të jemi pjesë e Qeverisë dhe do të dalim”, ka thënë Dimitrievski.

Por në vitin 2021 në zgjedhjet lokale, kur Dimitrievski garoi për kryetar të Komunës së Kumanovës, atij gjatë fushatës nuk i pengonte flamuri shqiptar. Pas deklaratës së tij, në rrjetet sociale janë shpërndarë fotografitë në të cilat Dimitrievski shihet duke bërë fushatë edhe me flamurin shqiptar. Ai madje u zgjodh kryetar i Komunës së Kumanovës edhe me vota të qytetarëve shqiptarë. Ndaj deklaratave të tij kanë reaguar edhe përfaqësuesit e VLEN-it, të cilët janë poashtu pjesë e Qeverisë. Arben Taravari tha se Dimitrievski ende është në eufori të fushatës dhe se deklarata e tij nuk është serioze.

“Mendoj se partitë opozitare e keqpërdorin këtë. Ndërsa Maksim Dimitrievski është në eufori zgjedhore, përdorimi i flamurit shqiptar është zyrtar dhe nuk mund t’i pengojë askujt. Nëse kjo është arsyeja për të dalë nga qeveria, ai duhet të vendosë.“Maksim Dimitrievski ka marrë plot vota shqiptare kur u zgjodh kryetar i Komunës së Kumanovës. Përsëri do të ketë zgjedhje dhe ai do ta kthejë retorikën. Dje qarkulluan foto në të cilat shihej se në zyrën e tij ka flamur shqiptar. Mendoj se më shumë është populizëm se sa seriozitet”, tha mes tjerash Taravari. Ndryshe, partia e Dimitrievskit në zgjedhjet e fundit mori gjashtë deputetë./Telegrafi/