Arben Taravari në Daily Click në TV21 tha se vulat dhe selia e Aleancës për Shqiptarët i kontrollon grupi i tij në këtë parti.
“Vulat dhe selinë e kemi ne, vetëm presion nuk duhet në gjykatë, tash jemi të rehatshëm, së paku nuk do të ketë presion në gjykatë”, tha mes tjerash Taravari.
I pyetur nëse i sugjeron Ziadin Selës që të hapë parti të re, Taravari tha se Sela tashmë është instrument i Ali Ahmetit.
“Si do le të veprojë, unë mendoj se z.Sela më është një prej intrumenteve të Ali Ahmeti, fatkeqësisht”, pohoi Taravari.
Taravari tha ai e ka kryer misionin që BDI të shkojë në opozitë, ndërsa tha se ish-bashkëpartiakët mund ta ndajnë eksperiencën 20-vjeçare të opozitës me BDI-në.
“Tash janë në opozitë, opozita është punë e mirë. Ne bashkë me ata shokët tanë të…ish-bashkëpartiakët tonë, kemi qenë gati 20 vjet në opozitë, tash le të qëndrojnë disa vite me BDI-në, t’iu japin përvojën e tyre opozitare BDI-së, shoh se BDI-ja është shumë më korrekte në bërjen e opozitës sesa këto instalime të Ali Ahmetit në parti të ndryshme”, deklaroi Taravari.