SPB Tetovë: Për gjashtë muaj janë kapur rreth tre kilogramë e gjysmë marijuanë, si dhe droga të tjera si heroinë, kokainë, kanabis dhe amfetaminë


Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë vazhdon luftën kundër tregtisë ilegale dhe përdorimit të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve.  Në gjashtë muajt e kaluar të këtij viti, në rajonin që mbulon SPB Tetovë, deri në prokuroritë themelore publike të Tetovës dhe Gostivarit janë dorëzuar gjithsej 43 kallëzime penale (TE-26 dhe GV-17) për 43 vepra penale (TE-26 dhe GV-17), ndaj 55 autorëve (TE-33 dhe GV-22), të dënueshme sipas nenit 215 të Kodit Penal të RMV-së. 
              Gjatë kontrolleve të rregullta dhe aksione të organizuara janë gjetë dhe konfiskuar rreth tre kilogramë e gjysmë marijuanë, si dhe droga të tjera si heroinë, kokainë, kanabis dhe amfetaminë.
Në të njëjtën periudhë, lidhur me shfrytëzimin e drogave narkotike, janë përgatitur dhe deri në gjykatën kompetente janë dorëzuar gjithsej 63 kërkesa për fillimin e procedurës kundërvajtëse (TE-61 dhe GV-2), ndaj 77 autorëve (TE-74 dhe GV- 3), gjegjësisht përdoruesit e drogave narkotike, të dënueshme sipas nenit 20 të ligjit për veprat kundër rendit dhe qetësisë publike.
SPB-Tetovë do të vazhdojë të ndërmarrë masa dhe aktivitete në lidhje me të gjitha llojet e sjelljeve kriminale edhe në periudhën e ardhshme dhe apelon qytetarët për bashkëpunim më të madh dhe zbulim në kohë të këtyre akteve që globalisht kanë ndikim negativ në shoqëri dhe kërcënojnë sigurinë dhe të ardhmen e rinisë.