Habit Cristiano Ronlado: Djali im shpenzon mbi 35 mijë euro në javë


Cristiano Ronaldo në një intervistë për “Will to Act” u ‘ankua’ për djalin e tij pasi sipas tij shpenzimet e djalit të tij të madh, janë shumë të larta.

“Ai shpenzon mbi 35 mijë euro në javë për prerje flokësh, veshje, restorante dhe për të dashurat e tij. E di që është i ri dhe dëshiron gjithçka, por mendoj se është shumë për një fëmijë të moshës së tij”-tha ylli i futbollit.

Cristiano Ronaldo Jr. është 14 vjeç dhe luan futboll. Ai është arsimuar në akademitë e futbollit të klubeve ku luan babai i tij.

“Tani i jap vetëm 13 mijë euro në javë, por Georgina ende mendon se është shumë. I shpenzon të gjitha në restorante, dalje dhe gjëra të tjera që nuk janë të dobishme” -theksoi më tej ylli i futbollit.