Adem Karaga jep dorëheqje nga posti i drejtorit në Teatrin Shqiptar në Shkup


Aktori Adem Karaga nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka njoftuar se është dorëhequr nga posti i drejtorit të Teatrit Shqiptar të Shkupit.

Nuk zbulon arsyet se pse jep dorëheqje, por bëri të ditur se beson se ia ka arritur qëllimit për të cilin e ka marrë këtë post – të jetë strofull frymëzimi, lirie, krijimtarie dhe guximi.

Më tej bëri të ditur se m këtë vendim “nuk është duke i ndarë rrugët, sepse teatri do të vazhdojë të jetë shtëpia e tij amë”.

Andaj, përfundoi duke thënë se me këtë njoftim dëshiron të thotë mirëupafshim, dhe jo lamtumirë.