“RIP Agolli”, modelja shqiptare ia huq për vdekjen e Kadaresë


Mëngjesin e sotëm, u nda nga jeta shkrimtari më në zë shqiptar, Ismail Kadare, në moshën 88-vjeçare. Kadare pësoi arrest kardiak në shtëpinë e tij dhe vdiq në nje spital në Tiranë.

Shumë reagime erdhën nga personazhë të njohur dhe jo vetëm, mirëpo një reagim i ardhur së fundmi ka bërë një bujë të madhe kudo nëpër rrjet… por jo për mirë!

Bëhet fjalë për modelen shqiptare Meg Luka, e cila ka dashur të reagojë për vdekjen e Kadaresë në rrjetet e saja sociale por për fat të keq ka bërë një gafë e cila nuk mund të lihej pa u vënë re.

“RIP Dritëro Agolli”, shkruan kështu modelja përbri një poezie të Agollit të cilën e kishte ndarë nëpër rrjete sociale.