Abdul Basri Ibraimovski është personi i vrarë në fshatin Batincë, ndërsa vëllai i tij, Zejnel Ibraimovski, po trajtohet në spital


Dy sulmues të maskuar në një automjet “Mercedes” me targa gjermane mëngjesin e sotëm rreth orës 9:00 qëlluan me armë automatike drejt një forustrade “Ford” me targa italiane. Si pasojë e të shtënave, 34-vjeçari Abdul Basri Ibraimovski ndërroi jetë menjëherë, ndërsa vëllai i tij tre vjet më i ri, Zejnel Ibraimovski, u transportua në klinikat e Shkupit me plagë nga plumbat në shpatullën e djathtë.

Policia u njoftua disa minuta pas të shtënave dhe doli menjëherë në terren. Në vendin e ngjarjes, pranë postës dhe xhamisë në fshatin Batincë të Shkupit, prokurori po mbledh prova. “Sot në orën 9:25 u raportua se në fshatin Batincë, Shkup, dy persona në një automjet “Mercedes” qëlluan drejt një automjeti “Ford” në të cilin ndodheshin A.B.I. (34) dhe Z.I. (31), të dy nga fshati Crn Vrv”.

Policia është në ndjekje të vrasësve dhe po monitoronte fshatin Batincë dhe rrethinat me helikopter. “Në vendngjarje ndërroi jetë A.B.I., ndërsa Z.I. mori lëndime dhe u transportua për ndihmë mjekësore në spital.