Kanë reaguar nga VMRO-DPMNE në lidhje me zgjedhjen e Venko Filipçes kryetar i LSDM-së
“Venko Filipçe u bë kryetar i LSDM-së me 9000 vota, numri i nevojshëm për këshilltar në një komunë, thuhet në njoftimin partiak të VMRO-DPMNE-së në pushtet.
Njëri Zaev u zëvendësua nga një tjetër Filipçe. Një fund i trishtuar i sagës së një udhëheqësi të ri me zakone të vjetra. Filipçe nuk është lider i ri, por një ruajtës i kolltukut të Zoran Zaevit. Njeriu është përgjegjës për programkn me Covid, ku humbën jetën dhjetëra mijëra njerëz, përgjegjës direkt për tenderët e turbullt ku referenca e përzgjedhjes është një kontakt me email i Zhutit që mori miliona nga sterilizimi, apo hacienda e tij në Vodno ngjitur me drejtorin e Klinikës apo i spitalit modular për të cilin Filipçe nuk na bindi se fajin e kishte kablloja. Filipçe është maska më e mirë e Zaevit. Njerëz të njëjtë, vlera të njëjta, theksuan nga VMRO-DPMNE.
Nëse mendon se Filipçe do të shpëtojë, dhe kur të përgjigjet për krimet, këtë herë do ta quajë revanshizëm politik, kjo është mënyra më e gabuar për të shpëtuar nga përgjegjësia. Do të ketë përgjegjësi, thanë nga partia në pushtet”.