Kryetari i Federatës Shqiptare, Armand Duka ka folur në lidhje me vazhdimin e kontratës së trajnerit Silvinjos, i cili nuk ka një të tillë pas eksperiencës në Kampionatin Evropian.
Duka theksoi se ka një mirëkuptim me Silvinjon për ta vazhduar ujdinë.
“E kam thënë, Silvinjos i ka mbaruar kontrata, jemi në mirëkuptim për ta vazhduar atë, nuk kemi hedhur një firmë në të, ka shkuar të pushojë disa ditë, javën e ardhshme do të takohemi sërish për të vazhduar punën”, u shpreh Duka dje për Klanin.