Trajneri i Danimarkës: Jam lodhur shumë nga ky rregull qesharak i ofsajdit


Trajneri i Danimarkës, Kasper Hulmand, flet pas humbjes 2-0 nga Gjermania në Euro 2024. Ai kishte ankesa për arbitrimin pasi një gol në minutën e 50-të nga Danimarka u anulua për shkak të një pozicioni jashtë loje, por dy minuta më pas ishte Gjermania që fitoi penallti për të kaluar në avantazh.

“Ndeshja u vendos nga dy vendime të VAR-it. Ishte një offside me një centimetër dhe një penallti disa minuta më vonë… Jam lodhur shumë nga ky rregull qesharak i ofsajdit. Ne nuk mund t’i bëjmë mbrojtësit të vrapojnë me duart pas shpine. Është zhgënjyese dhe futbolli nuk është ai që duhet të jetë”, tha Hulmans.

“Le të mendojmë dhe të shohim se si mund ta përmirësojmë ekipin. Unë kam një ekip të madh me lojtarë të mëdhenj që mbështesin njëri-tjetrin. Jam krenar për ekipin tim, i cili ka një të ardhme të ndritur. Vitet e fundit kemi treguar se jemi afër skuadrave të mëdha, por ende diçka na mungon”, vijoi trajneri i Danimarkës.