LSDM sot zgjedh kryetarin e ri


Lodhja Socialdemokrate e Maqedonisë (SDSM) sot zgjedh kryetarin e ri të partisë. Rreth 23,000 anëtarë do të zgjedhin midis katër kandidatëve: ish-ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ish-ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska, drejtori i TIRZ Jovan Despotovski dhe zëvendësministri i Shoqërisë Informatike Aleksandar Bajdevski. Komisioni Qendror Zgjedhor deklaroi se gjithçka është gati për një proces zgjedhor të drejtë dhe demokratik.

Petrovska, e cila dje në një konferencë për shtyp njoftoi se tërhiqet nga gara për shkak të abuzimeve të shumta gjatë regjistrimit të anëtarëve, përmes një letre kërkoi nga komisioni zgjedhor që emri i saj të mos figurojë në fletën e votimit. Megjithatë, Avramovska Madiç tha se materialet zgjedhore janë shtypur tashmë dhe Petrovska nuk mund të hiqet. Për akuzat e djeshme për një proces zgjedhor të pandershëm, Petrovska ende nuk ka paraqitur asnjë provë, kështu që komisioni zgjedhor nuk mund t’i hetojë ato.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme të partisë LSDM po organizohen pas dorëheqjes së Kovaçevskit për shkak të humbjes më të madhe historike të partisë. Lideri i ri do të ketë mandat deri në mars të vitit të ardhshëm.