Tetovari sulmohet me shufër metalike, bëhet për spital


MPB ka njoftuar se me datë 29.06.2024, në ora 03:27, në SPB Tetovë u raportua se në rrugën “Ilindenska” në Tetovë ishte prishur rendi dhe qetësia publike me një sulm fizik të kryer nga një person me një mjet metalik ndaj A.R. (30) nga Tetova. Ai ka pësuar lëndime dhe është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore. Po merren masa për të zbardhur plotësisht ngjarjen. Pa Censurë