Nesër rreth 23 mijë anëtarë të LSDM-së do të votojnë për presidentin e ri të LSDM-së. Para 3 vitesh, kur për president të partisë u zgjodh Zoran Zaev, në votimin e drejtpërdrejtë nga anëtarësia u paraqitën 68.999 anëtarë.
Pas propozimit të Slavjanka Petrovska për të shtyrë zgjedhjet në LSDM, Komisioni Qendror Zgjedhor u përgjigj se do të vazhdojë procesin pasi është legjitim, demokratik dhe i kryer në mënyrë të rregullt. Përveç saj, për lider të ri të partisë janë në garë Venko Filipçe, Jovan Despotovski dhe Aleksandar Bajdevski. Të gjithë kandidatët e paraqitur për kryetar të LSDM-së premtojnë bashkim dhe reforma në parti dhe kthimin e LSDM-së në rrugët shtetformuese.