Më 27.06.2024 rreth orës 20:30, në rrugën magistrale Gostivar-Kërçovë, në vendin e quajtur “Sateska”, një makinë “Renault Fluence”, me targa të Ohrit, e drejtuar nga Z. J. (63) nga Ohri, ka dalë nga rruga.
– Shoferi dhe tre pasagjerët në makinë janë transportuar me autoambulancë në Spitalin e Përgjithshëm në Kërçovë, ku pasagjeri B. J. (33) nga Ohri ka pësuar lëndime të rënda trupore, informon zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski.
Shoferi Z. J. dhe pasagjeri i dytë, S. J. (61) nga Ohri, kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa pasagjeri i tretë, M. S. (35) nga Ohri, nuk ka pësuar lëndime.
Policia ka kryer inspektim në vendin e aksidentit.