Hristijan Mickoski nuk ka veturë, por ka orë dore që ka vlerën e një banese


Kryeministri Hristijan Mickoski dje e publikoi pasurinë e tij.

Ai shkroi se posedon një shtëpi në Vllae, e vlerësuar në 26.8 milionë denarë (rreth 450 mijë euro), pronë që e fitoi me kontratë blerje-shitje në vitin 2014, kur ishte profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Shkup. Ai deklaroi edhe një depozitë në monedhë të huaj në euro, por nuk specifikoi shumën e depozitës në libretën e kursimeve, dhe gjithashtu deklaroi një kredi prej rreth 400 mijë denarë.

Interesante është se Mickoski në formularin e anketës deklaroi se posedon dy orë, të cilat i ka nga vitet 2015 dhe 2016. Njëri prej tyre vlerësohet mbi 65 mijë euro ose rreth 2.3 milionë denarë, ndërsa tjetra orë ka një vlerë prej rreth 800 mijë denarë ose rreth 13 mijë euro. Kryeministri Mickoski nuk shpjegoi se si i ka blerë këto dy orë luksoze nga marka zvicerane.

Ai gjithashtu deklaroi se nga viti 2016 ai posedon një pikturë artistike e cila vlerësohet mbi 600 mijë denarë ose mbi 10 mijë euro. Mickoski nuk ka deklaruar se posedon ndonjë automjet.