“Kemi bërë historinë, nuk shkoi siç donim”, Seferi: Mungoi fati, ndaj Spanjës mund të triumfonim


Sulmuesi i Shqipërisë, Taulant Seferi tregoi këndvështrimin e tij pas eleminimit të kuqezinjve nga Europiani.

“Siç e keni parë edhe vetë besoj ndeshja më e dobët e jona ka qenë me Italinë se këto dy ndeshje kemi bërë shumë mirë dhe jemi të lumtur.

Na duhet edhe pak fati sepse kishim shumë raste dhe besoj se me pak fat kishim mundur edhe ta fitonim Spanjën sepse ne kishim më shumë raste besoj. Prap e them që ne duhet të jemi krenar dhe me kokën lart se kemi ardhur në Europian dhe kemi bërë histori” – tha ai.