Julian Assange lirohet nga burgu pasi ka arritur marrëveshje me autoritetet amerikane

LONDON, ENGLAND - MAY 19: Julian Assange gestures as he speaks to the media from the balcony of the Embassy Of Ecuador on May 19, 2017 in London, England. Julian Assange, founder of the Wikileaks website that published US Government secrets, has been wanted in Sweden on charges of rape since 2012. He sought asylum in the Ecuadorian Embassy in London and today police have said he will still face arrest if he leaves. (Photo by Jack Taylor/Getty Images)

Pas shumë viteve të betejës ligjore, themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, doli nga burgu këtë mëngjes dhe u largua nga Britania e Madhe pasi në një kthesë të papritur arriti një marrëveshje me autoritetet amerikane. Sipas saj, Assange pranoi fajësinë për shkeljen e ligjit amerikan për spiunazhin, pas së cilës iu lejua të kthehej në Australi pas odisejadës 14-vjeçare.

Pesëdhjetedyvjeçari Assange e pranoi fajësinë për një vepër penale – komplot për të marrë dhe zbuluar dokumente të klasifikuara për mbrojtjen kombëtare amerikane, për të cilën do të dënohet me 62 muaj burg, të cilat tashmë i ka vuajtur në Britani të Madhe, dhe për këtë arsye që nga sot është njeri i lirë. Assange kaloi pesë vjet në burg në Britani, nga ku luftonte kundër ekstradimit në SHBA.

WikiLeaks konfirmoi këtë mëngjes se Assange doli nga burgu Belmarsh pasi kaloi 1,901 ditë në një qeli të vogël, pas së cilës hipi në një avion për në Australi. Pritet që marrëveshja të finalizohet nesër në gjykatën e Ishujve Mariana, të cilët janë pjesë e SHBA-së.

Në vitin 2010, WikiLeaks publikoi qindra mijëra dokumente të klasifikuara amerikane për luftën në Irak dhe Afganistan, që ishte ndërhyrja më e madhe e sigurisë së këtij lloji në historinë ushtarake amerikane. Assange u akuzua gjatë administratës së Donald Trump dhe fillimisht u kërkua për 18 vepra penale sipas ligjit për spiunazhin. Ai u arrestua për herë të parë në Britani në vitin 2010 sipas një urdhër arresti evropian pasi autoritetet suedeze donin ta merrnin në pyetje në lidhje me akuzat për sulm seksual, të cilat më vonë u hodhën poshtë. Më pas Assange iku në ambasadën e Ekuadorit, ku jetoi për shtatë vjet për të shmangur ekstradimin në Suedi.

Pasi u nxor nga ambasada në vitin 2019, Assange përfundoi përsëri në burg për mosparaqitje në gjyq. Që atëherë ai ishte në burgun Belmarsh në Londër dhe për pesë vjet luftoi kundër ekstradimit në SHBA.