Më 22.06.2024, në orën 08:00, në SPB Ohër është raportuar se në rrugën rajonale Ohër – Strugë, në vendin e quajtur “Plazhi i Orovnicës”, një automjet pasagjerësh “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga B.Ç. (35) nga Tetova, ka dalë jashtë rrugës. Në aksident, pasagjeri B.V. (32) nga Tetova ka marrë lëndime të rënda, ndërsa shoferi ka marrë lëndime të lehta, të konstatuara në Spitalin Special “Shën Erazmo” në Ohër. Inspektimin e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip inspektimi nga SPB Ohër.