Derisa në Kuvend po zhvillohet debati për votimin e Qeverisë së re, kryeministri në largim Talat Xhaferi sot po kalon vapën nën hije dhe me pije të freskët.
Portali Republika ka publikuar një foto të kryeministrit Xhaferi, në një lokacion të panjohur, duke kaluar momente freskie.
Kryeministri Xhaferi është kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, i cili u zgjodh tre muaj para zgjedhjeve të majit.