Digjet vetura e një banori të Shkupi, më parë ai ishte kërcënuar dhe i ishin kërkuar 80,000 euro


MPB njofton se me datë 21.06.2024 në orën 01:15 në SPB Shkup, një burrë 33-vjeçar nga Shkupi raportoi se ditën e mëparshme nga një numër telefoni të një personi që e njihte i ishin dërguar mesazhe kërcënuese dhe i ishin kërkuar 80,000 euro. Më vonë, në orën 00:40 të datës 21.06.2024, fqinji i tij e kishte informuar se ishte djegur automjeti i tij “Ford Fiesta” me targa të Shkupit, i cili ishte parkuar përpara shtëpisë së tij. Zjarri ishte shuar dhe nuk kishte persona të lënduar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.