Kaos në Shqipëri: Bie sistemi energjetik, thuajse i tërë vendi pa rrymë


Shqipëria është pothuajse e gjitha pa energji elektrike për shkak se ka rënë sistemi 400 kilovolt i OST.

Mijëra familje kanë mbetur pa rrymë në një ditë të nxehtë ku temperaturat i shënojnë 41 gradë C dhe dita e sotme është një prej më të nxehtave.

Shkak dyshohet rënia e linjave të transmetimit në Shqipëri dhe Malin e Zi.

Defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. Është identifikuar defekt edhe në linjën e Prizrenit.

Nga kqyrja fillestare rezulton se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ektreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit.

OST po merr masa për rikthimin e energjisë elektrike te të gjithë konsumatorëve.