Zhduken dy persona nga Nepali të cilët punonin në një kompani private në Shkup


Dy persona nga Nepali, të punësuar në një kompani private në Shkup, prej ditës së djeshme janë zhdukur prej hotelit ku kanë qëndruar.

– Me datë 18.06.2024 në ora 15:45 në SPB Shkup, Lj.J (36) nga Shkupi, personi i autorizuar i një kompanie private, ka raportuar se nga hoteli ku po qëndronin janë larguar dy persona nga Nepali, të cilët ishin të punësuar në kompani. Po ndërmerren masa për gjetjen e personave, njofton MPB.