Latifi për ndeshjen Shqipëri – Kroaci: Kur nuk din me kënd me u ba!


Profesori dhe analisti Blerim Latifi ka një dilemë: a ta përkrahë Shqipërinë apo Kroacinë në ndeshjen e sotme futbollistike të Kampionatit Evropian EURO 2024.

Latifi i përmendi “ligjin e gjakut” dhe “ligjin e mikut”, të cilët, sipas tij, i japin drejtime të ndryshme për atë se cilën kombëtare ta përkrahë sot.

Sidoqoftë, profesori i filozofisë mësa duket vendosi që të mbetet neutral. “Po e lëmë dilemën e po shkojmë me atë klishenë e moçme: Le të fitoj ma i miri!” – shkroi ai.

Sipas ekspertëve të futbollit, Kroacia është favorite në ndeshjen që fillon të mërkurën në orën 15:00.