Një aksident i çuditshëm ka ndodhur pardje në Veles, kur një banor i Velesit është shtypur nga automjeti i tij në oborrin e vilës në lagjen Otovica.
Siç informojnë nga SPB Veles, ngjarja ka ndodhur kur një burrë gjashtëdhjetë vjeçar ka ndezur automjetin e tij për ta parkuar në garazh, pastaj ka dalë për të hapur derën e garazhës.
Automjeti Peugeot, të cilin ai e kishte lënë të ndezur, ka lëvizur dhe e ka goditur. Banori i Velesit, me lëndime të rënda trupore, është dërguar në Qendrën e Urgjencës në Veles, dhe ngjarja rreth orës 14 është raportuar në polici.
– Është kryer inspektimi dhe për ngjarjen është informuar Prokurori Publik, deklaruan nga SPB Veles.