Një automjet pasagjerësh ka dalë sot nga rruga rajonale Tërpejcë – Prespë përmes Parkut Kombëtar të Galiçicës.
Informatat për Ohridnews janë konfirmuar nga Shërbimi i Shpëtimit Malor në Kryqin e Kuq të Ohrit. Nga aty bëjnë të ditur edhe se dy persona kanë humbur jetën në tragjedinë e tmerrshme.
Në vendngjarje është dërguar një ekip i Kryqit të Kuq Ohër dhe policia.
Nga SPB Ohër kanë thënë për media se për momentin nuk mund të konfirmojnë informacionet fillestare përveç se në vendngjarje janë dërguar ekipe policore.
Aksidenti, siç thanë dëshmitarët okularë, dyshohet se ka ndodhur në një pjesë të rrugës që nuk është e siguruar me gardh elastik.