Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, në rrjetin social “H” ka njoftuar se gjatë Kurban Bajramit në Turqi janë lënduar rreth 16,000 kasapë amatorë, raporton N1. Koca shpjegoi se lëndimet kanë ndodhur në ditën e parë të Kurban Bajramit për shkak të plagëve të shkaktuara gjatë therjes së kafshëve, duke theksuar se 16,000 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Ai tha se 1,274 persona janë lënduar në kryeqytetin Ankara, 840 në Stamboll dhe 416 në Izmir. Në ditën e parë të Kurban Bajramit, të cilën e festojnë besimtarët e fesë islame, bëhet therja e një kafshe. Më pas festohet flijimi i Ibrahimit, i cili ishte gati të flijonte djalin e tij sipas urdhrit të Zotit, por në fund, në vend të djalit, u flijua një qengj.
Bayramın ilk gününde Ankara’da 1.274, İstanbul’da 840, İzmir’de 416 olmak üzere, ülke genelinde yaklaşık 16.000 kişi kurban kesimi sırasında yaşadığı yaralanmalar sonucu sağlık kuruluşlarımıza başvurdu. Kesimlerin profesyonel kişilerce yapılmaması bu gibi durumlara yol açıyor.…
— Dr. Fahrettin Koca (@drfahrettinkoca) June 16, 2024