Më 14.06.2024 në orën 14:45 në Gostivar, zyrtarë policorë të SPB Gostivar kanë arrestuar S.M. (34) nga Gostivari. Ai dyshohet se në periudhën nga ora 18:45 më 13.06.2024 deri në ora 12:50 më 14.06.2024 ka kryer “vjedhje të rëndë” nga një shtëpi në ndërtim, duke marrë disa sende. Sendet e vjedhura janë gjetur dhe kthyer pronarit, ndërsa personi është mbajtur në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet një padi përkatëse.