MPB ka njoftuar se më 12.06.2024, në orën 14:00, në SPB Tetovë, nga Spitali Klinik Tetovë është raportuar se te ata është sjellë me lëndime të rënda trupore S.N. (64) nga Dellçeva. Sipas raportimit, ai është lënduar gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore për një firmë ndërtimi nga Shkupi në rrugën në ndërtim e sipër që lidh fshatin Treboshi me rrugën kryesore Tetovë – fshati Jazhincë. Në vendngjarje është kryer hetim nga një ekip i SPB Tetovë në prani të një personi përgjegjës nga firma dhe inspektorati i punës.