Fazliu: Puna e parë e qeverisë duhet të jetë zbardhja e rasteve të “montuara”


Ish deputeti Bekim Fazliu vlerëson se detyra e parë e qeverisë së re duhet të jetë zbardhja e rasteve që në opinion njihen si të “montuara”.

Fazliu në një intervistë në Alsat theksoi se partneri shqiptar në qeveri duhet të gjejë zgjidhje për lirimin e Agim Islamit të rastit “Alfa” dhe siç tha shqiptarëve të tjerë pafajshëm që dergjen në burgje.

“Detyra e parë që duhet të jetë nga kjo qeveri sidomos nga pjesa shqiptare e qeverisë është që sa më parë këto rastet e montuara t’i zgjidh. Të gjejë një formë, cilado le të jetë ajo këto raste që përmendëm të lirohen dhe të shkojnë pranë familjeve të tyre, këta që vuajnë burgje”, theksoi Bekim Fazliu, në intervistë për Alsat.

Fazliu gjithashtu tha se qeveria e re duhet të punojë në mënyrë të ndershme dhe institucionet të vihen në shërbim të qytetarëve.

“Sigurisht është shumë kollaj për të bërë punë, mjafton të jenë të ndershëm në punë dhe t’i bëjnë funksionalë institucionet, t’u shërbejnë qytetarëve pa marrë parasysh çfarë provenience politike, shërbimet publike, shërbimet ndaj qytetarëve duhet të jenë korrekte jo siç kemi deri tani asnjë institucion nuk funksionon si duhet. Shëndetësia është në gjendje skandaloze…”, theksoi Bekim Fazliu, në intervistë për Alsat.