Maqedonia më e fundit në Ballkanin Perendimor për jetëgjatësinë mesatare, e kalon Kosova dhe Shqipëri


Banorët e Kosovës janë më jetëgjatë në Ballkanin Perëndimor, me një mesatare prej 80 vitesh, thuhet në raportin e Bankës Botërore për pritshmërinë e jetës së popullsisë botërore, raporton Beta. Popullsia e Kosovës jeton katër deri në pesë vite më gjatë se banorët e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Pritshmëria e jetës në Shqipëri është 77 vjet, në Mal të Zi 76, në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Serbi 75, ndërsa në Maqedoninë e Veriut 74 vjet.