Ndonëse në fillim e kundërshtuan, por gjatë takimit të sotëm që patën grupet parlamentare të VMRO-DPMNE-së dhe Fronti Europian, kjo e fundit u bind që ta mbështesë Ligjin për riorganizim të ministrive.
Gjatë së premtes u takuan përfaqësues të grupeve parlamentare të të dyja partive ku Frontit Europian vendosi që të votojë për miratimin e ligjit.
“Ligji është hartuar me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë të shtetit dhe është pjesë e programit IPA të Bashkimit Europian. Përfaqësuesit e koalicionit Frontit Europian shprehën mbështetjen e tyre për ndryshimet në ligj dhe informuan se do të votojnë për miratimin e ligjit”, njoftoi Fronti Europian.
Siç thonë nga Froni Europian, në këtë takim u bisedua edhe për dialogun e ndërsjellë ndërmjet pushtetit dhe opozitës ku edhe u pranua kërkesa e tyre që brenda një kohe të shkurtër Kuvendi të formojë një komision ad hoc.
Në kuadër të takimit u bisedua edhe për dialogun e ndërsjellë ndërmjet pushtetit dhe opozitës, me ç’rast u pranua kërkesa e koalicionit Fronti Europian që brenda një kohe të shkurtër Kuvendi të formojë një komision ad hoc me Kryetar të propozuar nga opozita i cili do ta përcjellë përfaqësimin e drejtë të të gjitha bashkësive etnike në organet e administratës shtetërore dhe për punën e vet do ta informojë Kuvendin dy herë në vit”, thuhet tutje në njoftim.
Gjatë këtij takimi të pranishëm ishin Aleksandar Nikoloski, Vlado Misajlovski, Nikola Micevski dhe Stefan Andonovski, ndërsa nga koalicioni Frontit Evropian ishin Menduh Thaçi, Blerim Bexheti, Faton Ahmeti dhe Elmi Aziri.