Ardian Nuhiu trajner i SC Gjilanit


Trajneri shkupjan Ardian Nuhiu arrinë marrëveshje me klubin e futbollit Gjilani. TV21 mëson se zyrtarizimi pritet gjatë ditës së nesërme.

Nuhiu më herët ka punuar si trajner në Kosovë, pikërisht te rivalët e Gjilanit, te skuadra e Dritës. Siç mëson TV21 Nuhiu ka firmosur kontratë 3 vjecare, ndërsa burime brenda klubit thonë se kanë një super projekt. Bashkë me Nuhiun, ndihmës i parë në staf do të jetë edhe Muharrem Bajrami, Andi Kulli, trajner kondicional, ndërsa trajner i portjerëve do të jetë Afrim Ajdini.

Nuk përfundon me kaq, si duket ekipin e Gjilanit do ta marrin në dorë shkupjanët, pasi drejtor sportiv do të emërohet Ertan Demiri.