Kasami i përgjigjet Ahmetit: Shqiptarët nuk kanë gjak për të derdhur, që dikush të bëhet milioner


Jo, s’kanë gjak shqiptarët për të derdhur, që dikush të bëhet milioner, këtë e tha sot Bilall Kasami nga VLEN në komentin e tij për deklaratën e Ali Ahmetit, i cili tha se “VMRO-ja nuk ka mandat për të poshtëruar shqiptarët e Maqedonisë, kanë aq gjak shqiptarët sa t’i dalin zot vetvetes” përcjell TV21. Kasami thotë se pret që Fronti Europian të jetë opozitë konstruktive.

“Parimi që ne e mbështesim është që suksesi dhe rezultatet e qeverisë varen se sa e fuqishme është opozita. Numrat i kanë dhe besoj që edhe vullnetin do ta kenë që të jenë një opozitë e fuqishme dhe nga kjo do të varen rezultatet tona në qeveri”, shtoi Kasami./tv21.tv