Pas 13 vitesh në kërkim dhe listën e 50 më të kërkuarve në vend, Pjetër Pacani është arrestuar nga Forcat Operacionale në Fier mbrëmjen e 4 qershorit.I qetë, i veshur me të bardha dhe me mjekër, është ky momenti kur vrasësi i dy personave në vitin 2011 del me pranga në duar nga banesa.
Në video dallohet edhe ndryshimi i tij ndër vite, tashmë me mjekër dhe i thinjur.Pas 13 vitesh në kërkim, Pacani u kap në një banesë në Fier.
Brenda shtëpisë iu gjetën edhe armatime, një automatik në divan dhe 3 pistoleta (1 Glock, 1 Zastava dhe 1 TT), municion luftarak, granatahedhës dhe 2 antiplumba.
“Gjatë operacionit, u kap në një banesë në lagjen “1 Maji”, Fier, dhe u vu në pranga shtetasi: Pjetër Pacani, 61 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Kuqe, Laç.
Në banesën ku u kap ky shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 3 armë zjarri pistoleta (1 Glock, 1 Zastava dhe 1 TT), 1 armë zjarri automatik, municion luftarak, granatëhedhës dhe 2 antiplumba”, njofton policia.Pjetër Pacani, i cili asokohe ishte biznesmen ndërtimi, ka vrarë dy persona në vitin 2011, Ndoc Zymaj dhe Vlash Gjeçi në Laç, për një borxh prej 100 mijë eurosh.
Ai u dënua nga Gjykata e Tiranës me 25 vjet burg, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.